Kledi KadiuPasioni per baletin

Lindur ne Tirane me 7 prill 1974, Kledi Kadiu fitoi ne moshen dhjete vjeçare konkursin per te ndjekur studimet ne Shkollen e Baletit ku u diplomua ne vitin 1992. Ne te njejtin vit behet pjese e trupes se Baletit Kombetar si balerin solist ku ka interpretuarm qe ne fillim, role ne baletet e repertorit Don Kishoti, Arretheysi, Zhizel, Dafne e Kloe.

Itali

Ne 1993 zhvendoset ne Itali ku punon fillimisht ne Mantova dhe me pas ne Rovereto.
Pervoja e pare televizive mberrin ne 1996 dhe nje vit me pas behet balerin i pare ne emisionet e suksesshme te televizionit italian si "Buona Domenica", "C'è posta per te" dhe "Amici".

Ne 2004 Kledi themeloi shkollen e tij te baletit Kledi Dance. Ne te njejtin vit eshte fitues i çmimit "Gino Tani" si artist i vitit.

Ne 2005 vjen dhe prova e tij e pare ne kinema me filmin "Passo a Due" (me regji te Andrea Barzini dhe koreografi te Mauro Mosconi) e me tej ne filmin "La Cura del Gorilla" perkrah Claudio Bisio (regjisor Carlo Sigon).

Ne 2006 eshte protagonist ne filmin per Rai Uno "Ma chi l'avrebbe mai detto", regjia Giuliana Gamba,  ku interpreton perkrah aktores se mirenjohur Ornela Muti dhe Katia Ricciarelli.

Ne te njejtin vit fiton çmimin "La Ginestra d'Oro" si balerini me i mire televiziv.

Ne sezonin 2007-2009 ftohet nga Baleti i Romes per te interpretuar Romeon ne Giulietta e Romeo, me koreografi te Fabrizio Monteverde.

Ne vitin 2009 boton me Mondadori librin e tij autobiografik "Me mire se nje perralle". Ne maj te po atij viti fiton çmimin e rendesishem letrar Elsa Morante - Ragazzi qe i dorezohet ne Napoli nga shkrimtarja Dacia Maraini.

Ne 2009 eshte testimonial 2009-2010 i projektit Pigotta per UNICEF.

Ne 2010 fiton çmimin  "Ariston Proballet 2010" per perhapjen nepermjet medias te baletit dhe per aftesiste e tij te shumanshme artistike.

Ne 2010 Kledi eshte testimonial zyrtar i evenimentit "Shqiperi - Itali: Dy popuj, nje det, nje miqesi"

Ne 2010-2011 eshte protagonist i "Non solo Bolero" me kompanine e Mvula Sungani.

 

Scuola di danza Kledi Dance